Halimi: Rama i lumtur me gjykatat
“Rama i lumtur me Gjykatat!!!
Sot Rama lajmëroi se ishte i lumtur me gjykatat pasi ata kishin lënë në burg të akuzuarit prej tij dhe po levizkan në drejtimin e duhur!!
Para disa ditësh në Kuvend tha se Gjykatat Administrative po e merrnin në qafë shtetin se po mbanin anën e qytetarëve dhe jo të qeverise. Ndaj nuk i donim-tha- Gjykatat Administrative!!!
Kjo është reforma që kërkon Rama për drejtësinë: po futen në burg qytetarët dhe kundërshtarët janë burra të mirë, po mbajtën anën e qeverisë janë në rrugën e duhur dhe Rama është i lumtur, po nuk mbajtën anën e tij janë banditë, kriminelë, hajdutë!!
Kjo është e vërteta, por a janë dakord qytetarët me lumturinë e Ramës dhe me këtë filozofi neodiktatoriale??”, shkruan deputeti Halimi në rrjetin social.