Halimi: Rama të mos kërcënojë më
Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha sot se “ne kërkojmë që ky ligj të shpallet antikushtetues, pasi ai i le zbuluar qytetarët shqiptarët dhe i bën ata të pabarabartë me Kryeministrin. Në këtë gjykatë, qeveria është gjithmonë palë dhe çfarë barazie do të kërkojnë qytetarët kur Kryeministri emëron ndihmësat e gjyqtarëve?! Ndaj ne kërkojmë që kryeministri të ndalet në kapjen arbitrare të Gjyqësorit.
Në çdo vend ku Kryeministri kërcënon gjyqtarët për t’i mbajtur në burg, duhet të jetë vetë ai që të shkojë në burg. Kemi informacion të sigurtë se Kryeministri ka telefonuar në Gjykatën Kushtetuese për paketën në drejtësi, por ai duhet të ndalet në këtë marrëzi duke hartuar paketa gjoja për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe të bëhet vetë edhe kryegjyqtar, edhe kryeprokuror.
E njëjta gjë po bëhet si dhe me paketën e verës, që u miratua pa asnjë konsultim ndaj dhe Gjykata Kushtetuese duhet t’i vërë fre. Siç e shihni, PD-ja po ndjek çdo hapësirë kushtetuese në këtë vend për të ndaluar marrëzinë e Kryeministrit,”- theksoi Halimi.