Hapen 54% e kutive të Fierit! PD humb 81 vota, PS-së i shtohen 32

Numërohen 54% e votave të Fierit në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Deri më tani Partisë Demokratike i hiqen 81 vota, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 32 vota. Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara.

Këtë shifra i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 10 vota.

Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 8 vota, Koalicionit Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe Partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?