Hapet gara për Avokat i Popullit

Kuvendi i Shqipërisë ka çelur garën për kandidim për postin e Avokatit të Popullit, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të atij aktual, Igli Totozani.

Kandidatët që do të garojnë për këtë post, kanë 20 ditë afat për të depozituar aplikimin, ku përveç dokumenteve të kërkuara u kërkohet të plotësojnë edhe formularin në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

Gjithashtu, kandidatët duhet të depozitojnë një deklaratë, para zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin e Ligjeve, që provon se ai/ajo nuk është anëtar i asnjë partie apo organizate politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me reformën kushtetuese te miratuar në korrik, institucionit të Avokatit të Popullit i shtohen kompetencat. Kjo për rastet kur Presidenti i Republikës nuk i plotëson brenda 45 ditëve listat me kandidatët për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë, kjo e drejtë i kalon Avokatit të Popullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?