Vettingu/Hapet gara për KLGJ dhe KLP

Bazuar në nenet 276 dhe 279 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjyqtarët dhe prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, brenda datës 16.1.2017, duhet të depozitojnë edhe pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit  një kërkesë ku shprehin interesin për të kandiduar, si dhe një kopje të dokumentacionit që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni duhet të dërgohet  në adresën postare të Kuvendit: “Kryesia e Kuvendit Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,Nr. 4 – Tiranë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?