Hapet kantieri i parkimit me 1400 vende në QSUT, Rama: Gjithë godina duhet të transformohet

Pranë Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza, hapet kantieri i parkimit që përfshin 1400 vende të lira për automjetet.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm sot në ambientet e QSUT, shprehet se:

kjo vepër e re publike do ta kthejë krejt territorin e QSUT në një hapësirë këmbësore, e do të krijojë kushtet për transformimin e saj në një park të madh me pemë, lule e vepra arti.

Gjithë pjesa publike jashtë godinave duhet transformohet nga e para, duhet të jetë tamam xhenet këtu. Jashtë godinave të lulëzojë, edhe me vepra arti“, tha Rama.

SHKARKO APP