Napoli arrin akordin me Zhegrovën, por Lille “shtang” ekipin italian

Napoli është në kontakt me agjentin e futbollistit shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova, për mundësinë e një transferimi në “Stadio Maradona”, si zëvendësues i Khvicha Kvaratskhelia.

Sipas ekspertit të transferimeve të “Sky Sport”, napoletanët janë në kontakt me përfaqësuesit e Zhegrovës, por Lille aktualisht nuk dëshiron ta lejojë 25-vjeçarin të largohet në janar.

“Le Parisien”, i cituar nga “CalcioNapoli”, pohon se tashmë ekziston një marrëveshje personale me Zhegrovën, por ende mbetet një hendek për t’u mbyllur midis dy klubeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentit të klubit francez, Olivier Letang, shprehet se asnjë nga lojtarët e rëndësishëm të klubit, ku bënë pjesë dhe Zhegrova, nuk do të largohet përpara fundit të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Napoli po mendon dhe Alejandro Garnachon e Manchester United si një zëvendësues të denjë të Kvaratskhelia, i cili shumë shpejt pritet të prezantohet në Paris.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?