Hapet për qarkullimin e mjeteve rruga e re drejt Rinasit, Balluku: Lehtëson trafikun e sezonit veror

Këtë të premte është hapur për qarkullimin e automjeteve, rruga e re drejt aeroportit “Nënë Tereza. Zv/kryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se kjo do të lehtësojë trafikun dhe problamatikën e sezonit veror.

Për të me ndryshimin e koncesionarit aeroporti i Rinasit ka pësuar ndryshime të mëdha pozitive dhe lëvizjet dhe fluturimet në aeroport janë shtuar dukshëm vitin e fundit, por problematike mbetet situata e parkimeve.

“Pas ndryshimit të koncesionarit aeroporti i Rinasit ka pësuar ndryshim të madh. Mbi 26 mijë fluturime gjatë 10 muajve të parë të 2022. 4.4 milionw pasagjerë deri në 30 tetor të këtij viti. Deri në fund të vitit do të kemi 5.2 mln pasagjerë. Aeroporti i Rinasit një nga dy aeroportet në rritje gjatë viti 2022. Situata e parkimeve është pak kaotike, akomodohen 22 mijë pasagjerë. Duhet vëmendje e shtuar nga ana e koncesionarit për parkingjet”.

SHKARKO APP