Hapet tenderi për rikualifikimin e hyrjes Shirokë–Shkodër, Benet Beci: Nga premtimi në terren, për fjalën e mbajtur

Hapet tenderi për projektin e rikualifikimit të hyrjes Shirokë–Shkodër, i prezantuar gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Kryebashkiaku Benet Beci shprehet që ky është një premtim i mbajtur për fjalën e dhënë më 11 maj.

“Ky investim madhor, me një fond limit prej 374 milionë lekësh (rreth 3.7 milionë euro), do të transformojë plotësisht hyrjen nga Shiroka, duke e kthyer në një hapësirë moderne dhe atraktive për banorët e vizitorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti përfshin:
• Sistemim pedonal përgjatë lumit Buna, duke krijuar shëtitore të reja për ecje dhe çiklizëm;
• Ndërtimin e një shtegu shkallare drejt malit të Taraboshit, që përfundon në një ballkon panoramik me pamje të plotë të qytetit dhe kalasë së Rozafës;
• Krijimin e hapësirave rekreative në zonën pranë urës së këmbësorëve mbi Bunë, përfshirë sheshe, pergola dhe ambiente për relaks;
• Rikualifikimin e “Ballinës ujore”, për ta kthyer në një atraksion ikonik turistik;
• Përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me dy korsi për automjete, korsi të dedikuara për biçikleta dhe trotuare moderne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky projekt është menduar si një pol i ri turistik për veriun e vendit, që do të rrisë potencialin ekonomik dhe imazhin e Shkodrës si një qytet modern, mikpritës dhe me trashëgimi të pasur historike”, shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet e projektit me 3D.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?