Hapja e Aeroportit të Kukësit, reagon PD: Premtim i pa mbajtur fluturimi nga Londra!
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate lidhur me nisjen e fluturimeve nga aeroporti i Kukësit. Sipas PD-së është një premtim i pambajtur nga Rama pasi avioni nuk mbërriti direkt nga Londra, por nga Rinasi pasi aeroporti nuk ka certifikatë sigurie.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.
Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!
KOHA JONË SONDAZH

