Hapja e dosjeve/ Hoffmann: E vështirë por me rëndësi. Nisma sot në Kuvend
“Si i huaj nuk mund të them bëni këtë apo atë, por mund të them që ne e kemi kaluar një eksperiencë të tillë. Po e ndjek me kujdes çfarë po ndodh dhe kam qenë në muzeun që u hap Bunk Art. Ishte shumë interesante ajo që pashë, dhe mendoj se është gjëja më e rëndësishme që këto vende të kthenen në muzeume për të kujtuar çfarë ka ndodhur. Isha në Tepelenë dhe pashë që edhe burgu atje mund të kthehet në muze“, u shpreh ambasadori gjerman.
Mesila Doda: Nisma duhet miratuar me votat e së majtës dhe së djathtës.
Deputetja e PD-së Mesila Doda, një prej ish studenteve të dhjetorit që e mbështet këtë nismë ligjorë tha se ky ligj duhet të miratohet në parlament me votat e majta dhe të djathta. Më pas si hap të dytë Parlamenti duhet të miratojë një rezolutë ku i hiqen të gjitha ofiqet diktatorit”
“Nisma ka pjesën e parë që ka lidhje me hapjen e dosjeve dhe më tutje është pjesa e lustracionit, e atyre njerëzve që kanë marrë pjesë, kanë pasur pozicione të larta dhe kanë qenë pjesë e ideologjisë së diktaturës. Ata nuk mund të jënë më pjesë e institucioneve të larta të këtij shteti. Ka ardhur momenti kur duhet të ndalemi nga e kaluara për të bërë një reflektim personal.
Parlamenti i Shqipërisë duhet të pranojë një histori reale të këtij vendi. Nëse nuk pranon një histori reale nuk do të kemi mundësi të projektojmë një të ardhme të vërtetë. Ky është hapi i parë, pas kësaj Parlamenti duhet të miratojë një rezolutë për të hequr të gjithë ato office që ende diktatori i ka për shkak të një problemi juridik. Duhet të shikojmë të vërtetën në sy
Dhe maxhoranca megjithëse mund të përdorë votat e dikurshme të personave që kanë qenë të implikuar në pushtet duhet të bëjë një diferencim të qartë dhe të pastër për të dhënë votat dhe të miratojë këtë ligj që duhet të kalojë me votat e të gjithë parlamentit të matës dhe të djathtës