Hapja e dosjeve, PD qëndrim të fortë sot në Kuvend

Grupi Parlamentar  i Partisë Demokratike do të mbajë  qëndrim të ashpër në seancën e sotme parlamentare,  për  atë që cilësohet përjashtim  i  opozitës nga autoriteti për informimin me  dokumentat e ish sigurimit të shtetit.

Burimet i thanë Ora News, se kryetari Lulzim Basha,  në mbledhjen e grupit,  e konsideroi të pa pranueshëm përjashtimin e opozitës nga ky  autoritet.

Sipas tij  me dërgimin në kuvend të  dy kandidatëve të saj,  mazhoranca  po kërkon përjashtimin e opozitës nga ky proces i rëndësishëm, duke theksuar se për këtë janë informuar dhe partnerët ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq  Partia Demokratike të premten do mbledhë sërish Grupin Parlamentar  për të prezantuar një dokument të plotë se si duhet të menaxhohet buxheti  i shtetit, bashkë  me rekomandimet konkrete  të cilat do zyrtarizohen  në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?