Hapja e negociatave, Austria: Kusht janë zgjedhjet e 2017-ës

Michael Linhart, Sekretari i Përgjithshëm i Punëve të Jashtme të Austrisë, ka deklaruar sot nga Tirana se Austria është në favor të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, por tashmë ecuria varet nga Shqipëria , e cila duhet të përshpejtojë zbatimin e Reformës në Drejtësi me ligjet përkatëse dhe sidomos, të përmbushë standartet e duhura për zgjedhjet e vitit 2017.

“Rekomandimet janë të qarta. Ndryshime në opinione ka dhe do të ketë, por gjithçka mbetet në duart e Shqipërisë; në fakt ky vit na çon dhe drejt zgjedhjeve dhe nëse zgjedhjet do të përmbushin standartet e duhura.”- tha Linhart.

Ai tha po ashtu gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, se Austria mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në dhjetor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij, ministri Linhart theksoi se Austria do të përpiqet të bindë partnerët e saj për të mbajtur një qëndrim pozitiv për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria ka bërë progres me reformat. Austria është një partner i fortë për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishëm të theksohet se për integrimin gjithçka varet nga progresi i Shqipërisë, dhe përpjekjet konkrete për zbatimin e reformës në drejtësi. Do të jemi në favor të hapjes së negociata për anëtarësim të Shqipërisë në BE në dhjetor. Do të përpiqemi të bindim partnerët tanë për të mbajtur një qëndrim pozitiv për këtë”, tha ministri austriak.

E pyetur për vendet skeptike ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE në dhjetor, ministrja Gjosha tha se “ne ia kemi vënë vetë kusht vetes zbatimin e reformës në drejtësi dhe të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne do të ecim përpara me përpjekjet tona. Shqipëria i ka të gjitha kushtet dhe do të vijojmë me zbatimin e kësaj reforme. Data kur Shqipëria do të nisë zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë edhe data që do t’i japë rrugën hapjes së negociatave”.

Austria është një nga vendet iniciatore të krijimit të grupit “Miqtë e Shqipërisë” që mbështet vendin tonë me procesin e integrimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?