Hapja e negociatave, Vlahutin: Mos humbisni kohë!

Sipas Vlahutin, marrja e statusit të vendit kandidat, i shton detyra tepër më të rëndësishme Shqipërisë, të cilat duhet ti përmbushë.

“Rregullat janë tejet të rëndësishme dhe na bëjnë të paparashikueshëm. Rregullat nuk janë këtu për t’ju vështirësuar jetën, por për tua rregulluar. Tragjedia e Luftës së Dytë Botërore solli një paradigmë. E që atëherë nuk flitej më për fitimtarë. BE u ngit mbi diçka që unë e quaj strategji. Kjo është ajo që dua t’ju them sot. Nuk do jeni më kurrë vetëm. Për vende në tranzicion si Shqipëria, është themelore t’ju them se ju u bëtë vend anëtar për Be, por ju shtuan detyrimet. Është mjaftë me rëndësi të kuptoni se kjo po ndodh se ju e deshët, dhe është pjesë e të ardhshmes suaj. Negociatat me BE janë të ftohta, por në fakt ka pak dhe aspak për të negociuar, pasi ka rregulla për gjithkënd. Ajo çka duhet të bëjmë është që Shqipëria mos të humb kohë.”-tha Vlahutin.

Duke përmendur investimet e Bashkimit Europian, ambasadorja Vlahutin theksoi se janë akorduar 20 milion euro për ndërtimin e shëtitores së Vlorës. “Është investuar dhe për uljen e numrit të aksidenteve. BE ruan të drejtat e konsumatorit dhe kërkon nxitjen e punësimit, mbrojtjen e shëndetit, ajrit. Të paktën 105 milion euro janë investuar në sektorin e mjedisit brenda 3 vitesh. Një nga projektet të rëndësishme është autostrada e Kaltër. Evropa ka të bëjë me cilësinë më të lartë të jetoses, është projekt historik dhe jam mjaftë e lumtur që ju po punoni dhe po mësoni shumë për tu bërë pjesë e saj.”-tha Vlahutin.

SHKARKO APP