Hapja e opozitës dhe supriza me kandidatin e PD-së në Kavajë
Prej disa kohësh kreu i Partisë Demokratike, ka prezantuar idenë e hapjes së partisë. E për këtë, burime brenda PD-së bëjnë të ditur se lideri i opozitës do ta elaborojë më tej temën e “hapjes” që do të jetë me dy faza:
I pari me zgjerimin e partive të koalicionit dhe dyta rikrijimi i një “KOP”-i numër 2 me pjesëtar të shoqërisë civile, ku ish-këshilltari i Berishës, Neritan Sejamini dhe profesorë të tjerë si Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj do të përbëjnë skalionin “e mendjes”.
Mësohet se Basha nuk do të presë më dhe këto ditë do të shpallë “opozitën e re”, ku është projektuar që mbi një e treta e “senatorëve” nuk do të jenë në listat e deputetëve të PD-së më 18 qershor dhe ata do të zëvendësohen nga të rinjtë që do t’i nënshtrohen një votimi alla primarie në SHBA.
Të 12 qarqet e vendit nuk do të kenë në krye të listave deputetët e vjetër që janë caktuar si të deleguar prej gjashtë muajsh, por do të zëvendësohen nga një dymbëdhjetëshe frigno e përgatitur në fshehtësi të plotë nga Lulzim Basha dhe që pritet ta bëjë publike në një takim që do të zhvillojë së shpejti.
Bashkia e Kavajës, tashmë pa kryetar pasi Elvis Rroshit ju hoq mandati nga KQZ-ja. E për këtë priten zgjedhje të parakohshme dhe supriza e Lulzim Bashës do të jetë pikërisht kandidati që do dërgojë në Kavaja në këtë proces.
Burime për portalin ”Te Sheshi”, kanë bërë me dije se në Kavajë do të dërgohet si kandidat për kryetar bashie një figurë e rëndësishme politike e PD-së. Një figurë që është me origjinë nga ajo zonë, por që ka ruajtur të paprekur figurën e tij publike. Të jetë vallë Astrit Patozi?
KOHA JONË SONDAZH

