“Hapje 100 % të listave”, Meta: Nuk besoj që Rama të jetë kundër, duhet të jetë fake news. Basha po tregon lidership

Presidenti Ilir Meta në prononcim për mediat ka komentuar deklaratat e fundit politike, pas propozimit të Opozitës së Bashkuar për hapjen 100 % të listave së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, gjë që u kundërshtua nga kryeministri Edi Rama.

Duke besuar se kjo kundërshti e Ramës të mos jetë një lajm i vërtetë, Meta përshëndeti propozimin e artikuluar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili në vlerësimin e Kreut të Shtetit, po tregon lidership.

“Përshëndes propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave. Basha po tregon lidership.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk besoj që Rama të jetë kundër. Duhet të jetë fake news”, theksoi Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?