Harasani: PD po i bën shërbim Ramës duke sulmuar Metën. Darka në Vjenë s’po tretet
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka komentuar debatin e fundit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Harasani shprehet se me sulmet që PD po i bënë LSI-së se Ilir Metës, po i shërben vetëm Edi Ramës.
“Ky Luli i di njerëzit budallenj që nuk e kuptojnë se duke i rene PD-ja Metës, i bën shërbim veç Ramës? Darka në Vjenë s’po tretet ende”,- shprehet Harasani.
Ky Luli i di njerezit budallenj qe nuk e kuptojne se duke i rene PDja Metes i ben sherbim vec Rames?
Darka ne Viene spo tretet ende— Andis Harasani (@AndisHarasani) December 17, 2016
Debati PD-LSI nisi pas rrëzimit të propozimit të LSI-së kundër koncesionit të fundit në Ministrinë e Shëndetësisë. Deputetët e PD-së nuk e votuan nismën e LSI-së edhe pse më parë ishin shprehur kundër koncesionit. Mosvotimi në Kuvend nga PD bëri që nisma e fundit e qeverisë për koncesionet e laboratorëve të kalojë për miratim.
Në një deklaratë për mediat, gjatë ditës së sotme, PD-ja akuzoi LSI-në si bashkëfajtore të keqqeverisjes. “Vendimin për koncesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër koncesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në”,- thuhet në deklaratën e PD.
KOHA JONË SONDAZH

