Harito: Mirëpresim investimet e huaja, sigurojmë garanci ligjore

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, e  ftuar në këtë aktivitet, në prezencë të përfaqësuesve të kompanive të mëdha investitore franceze në fushën e infrastrukturës dhe telekomunikacionit, theksoi se Shqipëria është një vend e cila mirëpret investimet e huaja duke i mbështetur ato me procedura doganore të favorshme, infrastrukturë administrative si dhe garanci ligjore.

Ministrja Harito prezantoi projektet e mëdha që janë aktualisht duke u zhvilluar në Shqipëri duke përmendur edhe zhvillimet teknologjike dhe inovative të vendit tonë.

Ndërsa gjatë një interviste për Francë 24, ministria shqiptare e inovacionit foli për këto lehtësi ndaj biznesit të huaj.

Shqipëria është një vend i cili mirëpret investimet e huaja duke i mbështetur ato me infrastrukturë të zhvilluar në telekomunikacione, duke siguruar garanci ligjore të forta si edhe procedura doganore të favorshme”, deklaroi Harito.

Sa i përket integrimit të Shqipërisë, ajo deklaroi se ky proces po kalon përmes reformave të thella.

“Me marrjen e vendit kandidat për qershorin e 2014-s, qeveria shqiptare është më e vendosur se kurrë për të ndjekur rrugën e integrimit në BE. Kjo rrugë kalon përmes reformave madhore që mazhoranca aktuale ka ndërmarrë tashmë prej më shumë se një viti. Megjithatë integrimi i vendit në BE do të realizohet vetëm falë një klime bashkëpunimi dhe marrëdhëniesh të reja mes vendeve të rajonit”, deklaroi Harito.

Në ditën e dytë të vizitës në Paris, Harito zhvilloi një takim në ambjentet e kompanisë prestigjoze Safran, e cila përmes filialit të saj, Aleat, operon në Shqipëri për ofrimin e kartave të identiteti dhe pasaportave për qytetarët shqiptarë.

Me përfaqësues të lartë të kompanisë Safran, Ministrja Harito diskutoi për bashkëpunimin e suksesshëm mes dy palëve duke marrë dhe angazhimet e përbashkëta të së ardhmes ku përfshihen masivizimi i nënshkrimit elektronik në Shqipëri si dhe pajisja e pasaportave dhe letërnjoftimeve me elemtë të rinj sigurie.

SHKARKO APP