Harito: Reforma në administratë, procedurat po i bëjmë transparente

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito ne konferencën e organizuar ditën e sotme në Hotel Tirana, nënvizoi rritjen e besueshmërisë së administratës për qytetarët.

Gjatë fjalës së saj, Harito u ndal në reformën në administratë e cila nisi fillimisht me aplikimet online deri në rekrutimet e bëra në muajin mars e  shtator të 2014-s  qe janë vetëm aplikime online.

“Suksesi ynë u duk që në konkurset e para, ku kishte një pjesmarrje prej rreth 5200 kandidatë. Në përfundim u paraqitën 850 kandidatë të cilët rezulutua fitues për 113 vende pune. Kjo tregon se procedura ishte totalisht transparente. Më pas, ne vazhduam me raundin e dytë, ku sipas ligjit të ri të nëpunësit civil u shtuan vënde të reja pune. Në përfundim të procedurës, edhe këtë herë rezultuan 114 fitues.Gjithashtu, në tetor u shpallën 60 vende vakante për kategorinë e mesme dhe të ulët për të cilat rekrutimi ishte vetem brenda përbrënda shërbimit civil”, u shpreh Harito.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Haritos, për 2015-2020 është hartuar draft-strategjia e cila do të ofrojë kornizën e përgjithshme në katër shtylla, në politikbërje, në shërbimin civil dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe në procedurat administrative. “Është një strategji e hartuar në kuadër të reformës në administratë dhe në kuadër të standardeve evropiane që të sigurojmë funksionimin efikas nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja”, nenvizoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?