Harta e re gjyqësore, avokatët: Kaos dhe vonesa për vendime
Gjykata e Kurbinit do zhvendoset në Lezhë sipas hartës së re gjyqësore. Gjykatës së Lezhës një godinë më e vogël se ajo e gjykatës së Kurbinit do ti shtohen rreth 1600 çështje duke krijuar kaos dhe vonesa në dhënien e vendimeve.
Zhvendosja e gjykatës sipas Elton Laska, kreu i dhomës së avokatisë Lezhë, do ti penalizojë ndjeshëm banoret e Kurbinit gjithashtu ai shton se me zhvendosjen e gjykatës kriminaliteti në zonë do të rritet.
Duke parë fluksin e lartë të çështjeve gjyqësore, ai thekson faktin se 2 gjykatat mund të funksionojnë me dy dhoma të ndara në atë penale dhe civile.