HARTA/ Mbi 3,5 milionë qytetarë me të drejtë vote, ja ndarja sipas qarqeve
Mbi 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtë vote më 25 prill.
Lajmin e bën të ditur vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
“𝟯.𝟱𝟴𝟴.𝟴𝟲𝟵 qytetarë shqiptarë kanë të drejtën të votojnë në 25 prill 2021“, shkruan Celibashi në një postim të tijin në Twitter, ndërsa publikon edhe shpërndarjen e votuesve sipas qarqeve.
Si ndahen mandatet sipas qarqeve:
Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate
Qarku Dibër– 5 (pesë) mandate
Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate
Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Kukës – 3 (tre) mandate
Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate
Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate