Haxhi Lleshi “Qytetar Nderi” i Dibrës, reagon PD: Skandal, të anulohet

Këshilli Bashkiak i Dibrës i ka akorduar presidentit të kohës së regjimit komunist, Haxhi Lleshit titullin ‘Qytetar Nderi”. Lajmi për vlerësimin e ish-kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor u dha nga ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, e cila me anë të një postimi e cilëson si skandal një vendim të tillë. “Bijtë e ish-komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhra direkt kane vrarë e ekzekutuar dhjetëra të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emër Matjanevee, është i papranueshëm dhe duhet të anulohet një orë e më parë. I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anulimin e urdhrit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës. Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm”, shprehet Çupi.

Ajo me anë të një statusi në Facebook shkruan se nuk mund të dekorohen xhelatët, me urdhër të të cilëve është vendosur për ekzekutimin e dhjetëra e qindra të pafajshmëve. “Ky është rikthim në antivlerat dhe anti njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës : ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qendror, Haxhi Lleshi”, thekson Çupi. Ish-deputetja në postimin e saj e shoqëron me foton e rendit të ditës së mbledhjes së këshillit bashkiak.
Përveç miratimit të buxhetit të shtetit në pikën 15 dhe 16 të rendit të ditës parashikohej dhënia e titujve të nderit për Haxhi Lleshin, si dhe për Klodian Tanushin, ushtarin e i cili ra në krye të detyrës më 10 Maj 2019 në Letoni, ku shpërthimi i një mine i mori jetën. Në motivacion thuhet se Major Klodian Tanushit i jepet ky titull “për sakrificën sublime, trimërinë, guximin dhe kontributin e lartë të vlerave më të shenjta të ushtarakut shqiptar, duke dhënë jetën në mbrojtje të paqes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?