Haxhinasto: Do nisim aksion edhe për karburantet e paligjshme. Gjobat? Le t’u djegë xhepi

Bëhet fjalë për pastrimin e rrugëve dhe autostradave nga karburantet, të cilat edhe pse në të shumtën e rasteve pa license, kanë dalje në rrugë.

Ministri Edmond Haxhinasto, i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, la të kuptohet se ky aksion nuk do jetë kaq i zhurmshëm sa ky për vjedhjen e energjisë.

Ai tha se do operohet me segmente të caktuara dhe aktualisht në vlerësim është segmenti mes Durrësit dhe Rrogozhinës.

Ky hap ndërmerret si rezultat i ndryshimit të kodit rrugor, pjesë e të cilit janë dhe gjobat jo pak të kontestuara nga qytetarët.

Për Haxhinaston ashpërsimi i gjobave dekurajon shkelësit e ndërgjegjshëm të sinjalistikës rrugore.

Sepse për ne më tepër rëndësi ka jeta e qytetarëve.Kjo ka për efekt frikësues të realizimit të një shkelje që djeg te xhepi, po më mirë të dhëmbë te xhepi sesa te jeta e qytetarit. Tabela është aty, pse të mos respektohet? Është ligji i rrugës .

Nëse një qytetar e shkel ligjin me ndërgjegje të plotë, hyn me dritë të kuqe në trafik, apo vendos fëmijën 2 vjeç te timoni, i jep dhe timonin… Këto janë shkelje me ndërgjegje të plotë, këto masa duhen dekurajuar edhe me gjoba të rënda” tha ministri, duke shtuar se janë marrë praktikat më të mira botërore.

Me kodin e ri hyn në fuqi edhe sistemi i pikëzimit të patentave, ministri i Transporteve thotë se nëse do shkohet deri tek heqja e patentës një drejtues nuk mund të ngasë më makinën pa u ritestuar. Në të kundërt ndaj tij do zbatohen penalitetet përkatëse./

SHKARKO APP