Haxhinasto: Duhen politika të reja për rritjen ekonomike

LSI organizoi konferencën me temë “Gati për ekonominë e dijes?”. Merr pjesë edhe eksperti i njohur gjerman për ekonominë, Jörg Asmussen

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi konferencën me temë “Gati për ekonominë e dijes?” me pjesëmarrjen ekspertit të njohur gjerman të ekonomisë, Jörg Asmussen, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropian.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto, deputetet e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e Silva Caka si dhe Nënkryetari i LSI-së Endrit Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë konferencë, Asmussen bashkëbisedoi me profesionistë të rinj e të reja të shkolluar jashtë apo që kanë përfunduar studimet me rezultatet të larta e që punojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim eksperti i njohur gjerman për çështjet ekonomike, mbajti një fjalë para të pranishmëve, ku foli për potencialet e Shqipërisë dhe për sektorët ku duhet të fokusohen të rinjtë.

“Për të përmirësuar ekonominë është e rëndësishme të fokusohemi edhe në formimin profesional të rinisë, ku të rinjtë duhet të marrin pjesë teorike në shkollë, por është shumë e rëndësishme që ata të marrin eksperiencë duke bërë praktika në kompanitë private, për të marrë njohuritë e duhura që u nevojiten për të ecur përpara. Di që qeveria ka bërë përpjekje në këtë drejtim dhe është e rëndësishme të ecet përpara me këtë ritëm. Sektori i bujqësisë është mjaft tërheqës dhe mund të krijojë shumë vende të reja pune, edhe pse të rinjtë nuk preferojnë shumë të punojnë në bujqësi. Por ky sektor ofron mundësi mjaft të mira për investimet në nivel rajonal dhe tregu ka shumë kërkesa aktualisht”, – tha z. Asmussen.

Më tej, eksperti gjerman theksoi se për të zhvilluar Shqipërinë në një atraksion rajonal për investimet, duhet të kemi parasysh se tregu vendas është relativisht i vogël dhe se duhen parë avantazhet konkurruese të vendit.

“Për të zhvilluar Shqipërinë dhe për shembull Tiranën në një atraksion rajonal për investimet, duhet të kemi parasysh se tregu vendas është relativisht i vogël. Dhe për investitorët e huaj nuk do të kishte shumë interes vetëm eksplorimi i tregut shqiptar, por do të ishte interesante që investitorët të niseshin nga këtu për të zhvilluar një biznes me shtrirje rajonale. Pra duhet parë se cila janë avantazhet tuaja konkurruese, sektorët e ekonomisë ku mund të synohet. Gjithashtu, duhen krijuar vende punë cilësore në sektorin privat përmes dispozicionit të shëndetshëm të shërbimeve publike. Kjo është ajo çka qytetarët presin, kjo është ajo çfarë investitorët presin. Ju doni një administratë tatimore të pakorruptuar dhe që funksionon në mënyrë efeiciente. Nëse doni të promovoni turizmin ju doni qytetet më të pastra, siç është Tirana aktualisht, shumë më e pastër nga hera e parë që unë kam qenë këtu gati 5 vite të shkuara. Ky është thjesht një shembull. Investitorët e huaj absolutisht kërkojnë një sistem ligjor të pavarur dhe të ndershëm. Ato duhet të jenë të sigurt që të mund të garantojnë kontratat e tyre përballë gjykatave të pavarura. Kjo është një domosdoshmëri për çdo ekonomi tregu. Jam i bindur se pavarësisht vështirësive me të cilat përballemi se Europa e Bashkuar është e ardhmja jonë dhe duhet të krijojmë një projekt evropian për shekullin e 21-të”, – deklaroi në fjalën e tij z. Jörg Asmussen.

Ndërsa, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi se duhet më shumë investim në arsimin profesional dhe se cilësia e shërbimeve në sektorin publik duhet të jetë më e lartë.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka nevojë për politika të reja dhe për njerëz të suksesshëm. Mendoj se çështja e kapitalit njerëzor, më vjen mirë që një gjë e tillë është caktuar si prioritare dhe thelbësore që në fillimet politike të LSI, është trajtuar investimi në kapitalin njerëzor si investim i mirëfilltë për zhvillimin, për rritjen e ekonomisë së vendit. Dhe në funksion të këtij parimi, të kësaj direktive politike. Më vjen gjithashtu mirë që shumë iniciativa të Lëvizjes Sociale për Integrim dhe të Lëvizjes Rinore për Integrim kanë shkuar në funksion të saj”, – tha Haxhinasto.

Ndër të tjera ai theksoi se cilësia e shërbimeve të sektorit publik duhet të jetë shumë më e lartë duke qenë se kjo ka lidhje me klimën e biznesit. “Cilësia e shërbimeve të sektorit publik duhet të jetë shumë më e lartë. Sepse cilësia e shërbimeve të sektorit publik ka lidhje të padiskutueshme me klimën e biznesit. Ka lidhje të padiskutueshme me kapacitetin për të tërhequr investimet e huaja. Dhe sistemi aktual i rekrutimit në gjykimin tim nuk është ai i duhuri. Nuk kemi akoma një sistem që të arrijë që të marrë, administrojë, integrojë në strukturat e administratës publike ajkën e atyre që përfundojnë studimet e larta. Kjo është një sfidë shumë e madhe për të ardhmen për Shqipërinë, me qëllim që shërbimi civil për Shqipërinë të bëhet konkurrues me tregun privat të punës. Sfida zhvillimore ka të bëjë me modelin ekonomik. Duhet rritje e cilësisë së eksporteve tona”, deklaroi Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës.

Më tej, gjatë konferencës profesionistët e rinj kanë diskutuan me panelin mbi ekonominë shqiptare, duke u fokusuar në sektorët kryesorë me potencial për rritje të ekonomisë shqiptare dhe me potencial për hapje vendesh pune.

Ata ndanë me z. Asmussen tezat e tyre mbi ekonominë dhe zhvilluan një bashkëbisedim për të marrë dhe perspektivën e tij, bazuar dhe në eksperiencën e tij me ekonominë gjermane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?