Haxhinasto: Të ndërhyhet në ligjin e prokurimit, infrastruktura do buxhet
Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinsto ka kërkuar një ndërhryje serioze në ligjin e prokurimit. Në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës, Haxhinasto tha se duhet të ndryshohet kriteri që oferta më e ulët fiton. Ai argumentoi se ka pasur raste kur komani kanë marrë kontratën me ofertë të ulët dhe më pas kanë ndryshuar vlerën e kontratës.
Haxhinasto: Gjithçka që unë e quaj të rëndësishme për tu bërë, ndoshta dhe gjatë këtij mandati është një ndërhyrje serioze në ligjin e prokurimit. Me qëllim që: E para, të ndryshohet ai kriter që oferta më e ulët fiton, jo domosdoshërisht oferta me e ulët është më optimale. Ka ndodhur që kompani kanë hyrë në garë, kanë marrë kontratën me një ofertë shumë të ulët dhe që ditën e parë që kanë marrë kontratën kanë filluar të gjithë makinacionet e ndryshme për të rritur vlerën e kontratës. Prandaj një ndërhyrje e tillë ku të dekuarjohen manipulime të tilla për të hyrë me një çmim shumë të ulët dhe për të marrë kontratën dhe pastaj për të kompromentuar përfundimin e saj këto praktika duhet të marrin fund, me qëllim që të rrisin efikasitetin e përdorimit të çdo qindarke të qytetarit shqiptar.
Ish-ministri nuk ka qenë i kënaqur me buxhetin për Transportet në tre vitet që ai ka ushtruar deytrën, duke theksuar se ky sektor duhet parë me prioritet pasi ndikon në zhvillimin ekonomik.
Haxhinasto: Unë mendoj se infrastruktura duhet trajtuar në mënyrë prioritare, sidomos infrastruktura e transportit sepse është një sektor që mbështet ekonominë në tërësi. Ky sektor bën qarkullim të mirëfilltë ekonomik. Prandaj duhet një vëmendje më e madhe e buxhetit. Është e konfirmuar që investimi i çdo dollari në infrastrukturën e Transportit kthehet në 6-7 herë më shumë sesa është investuar. Pra nuk është një shpenzim i pavlefshëm, por kthehet me një vlerë të rikrijaur dhe pastaj shumëfishohet.
Në krye të këtij dikasteri, ish-ministri renditi disa arritje, ndërsa një nga sfidat që ai nuk e përfundoi ishte rruga Tiranë-Elbasan.
Sukseset në krye të Transporteve
Haxhinasto: Unë mund të them se në tre vite në drejtimin e ministrisë së Transporteve sfidat kanë qenë të mëdha, duke filluar nga faturat e borxheve, gjë që u paguan. Sfidë kanë qenë çështje rregullatore, jemi marrë seriozisht me amendime të kodit rrugor. Kemi hartuar kodin hekurudhor, kemi hapur tregun e aviacionit civil, hoqëm monopolin e aeroportit të Rinasit. Kemi rritur cilësinë e sinjalistikës, duke rritur standardin e sigurisë gjë që u reflektua edhe në uljen e aksidenteve rrugore. Projekti i ri që tashmë është në konkludim së bashku me BB për mirëmbajtjen e rrugëve në vlerën 130 mln dollarë është një sukses tjetër që do të japë fryte të prekshme për të gjithë qytetarët. Reforma e ujit është një tjetër arritje që përmirëson cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe riparon një sektor që ishte dhe vazhdon të jetë në vështirësi për shkak të keqmenaxhimit. Shqipëria ka arritur që nëpërmjet qëndrimeve të saj, nëpërmjet një studimi dhe komunikimi serioz me KE ka arritur që të përgatisë dhe të integrojë në rrjtet rajonale pjesë të infrastrukturës së vendit, siç është korridori adriatiko-jonina. Përshëndes mbylljen e paktës së BERZH për financimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, por edhe segmente të tjerë. Aeroporti i Rinasit, Porti i Durrësit.
Haxhinasto: Çështja e projektit Tiranë-Elbasan është një sagë e gjatë
Haxhinasto: Çështja e projektit Tiranë-Elbasan është një sagë e gjatë që ka kërkuar kohë dhe resurse të jashtësakonshme për të normalizuar. Kemi gjetur një situatë absurd, psh detyrime ndaj kompanisë jo të bazuara në projekte në vlerë mbi 8 mln euro që më pas janë dashur të verifkojnë të anlizohen. Kemi pasur si rezultat i mungesës së projekteve kemi pasur të papritura, sic kanë qenë shkarjet. Kanë munguar studimet gjeologjike që ishte një abusrditet. Ka shumë projekte të tjera që duhen mbyllur, por kjo varet nga buxheti i vendit.
KOHA JONË SONDAZH

