Helidon Bushati i drejtohet ashpër Bashës: E shkatërrove PD! Duhet kongres pajtimi
Aktualitet Politikë E Hënë, 7 Mars 2022 21:18
Deputeti demokrat Helidon Bushati në mbledhjen e grupit parlamentar, i ka thënë Bashës se ai dhe Berisha janë përgjegjës për shkatërrimin e PD-së.
Teksa demokratët janë përçarë në dy kampe, një pjesë me Bashën e një pjesë me Berishën, Bushati ka vënë theksin te nevoja për një kongres pajtimi.
“Nuk e kuptoj deklaratën tënde. Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet kongres pajtimi. Të bashkohemi”.