Henze: Ndërkombëtarët e krahasojnë kryeministrin e korruptuar Rama me ministrin e propagandës së Milosoviçit
Këshilltari ekonomik i grupit qeverisës në Gjermani, CDU, Martin Henze sjellë në vëmendjen e opinionit publik shqiptar qëndrimet dhe ndjesitë që ka opinioni i huaj ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Përmes rrjeteve sociale, ndërsa publikon një shkrim të gazetës prestigjioze “Der Standart”, Henze bën me dije se komuniteti ndërkombëtar e krahason kryeministri e korruptuar shqiptar Rama me ministrin e propagandës së kriminelit të luftës Milosoviç, Vuçiç.
Po ashtu, eksperti gjerman duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që shkaktoi shembja arbitrare e godinës historike të Teatrit Kombëtar, thekson se Edi Rama është përgjegjës për shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.
“Komuniteti ndërkombëtar e krahason kryeministrin e korruptuar shqiptar Rama me ministrin e propagandës së kriminelit të luftës Milosoviç, Vuçiç. Rama, i cili është përgjegjës për shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut”, shprehet në reagimin e tij, këshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze.
@nytimes The international community compares the corrupt Albanian Prime Minister rama with the propaganda minister of the war criminal Milosovic , vucic. Rama, who is responsible for the most serious human rights violations https://t.co/VBpYYdWgAc
— Martin Henze (@GSKStrategy) May 19, 2020