Henze replikë me ambasadorin Soreca, pasi Kuvendi shtyu paktën “Anti-Shpifje”

Martin Henze
Martin Henze

Pasi Kuvendi vendosi që të shtyjë miratimin e projektligjit për mediat audio-vizive deri në një vendim nga Komisioni i Venecias, vjen një reagim dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë Luiggi Soreca. Përmes një postimi në ‘Twitter’ ambasadori tha se BE mirëpret vendimin e maxhorancës për shtyrje të votimit të ligjit.

Ai theksoi se BE pret me padurim fjalën e “Venecias”. “Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për Ligjin për mediat audio-vizive. Presim me padurim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.”, shkruan në mesazhin e tij Soreca.

Ndërsa eksperti gjerma i politikës së jashtme Martin Henze, gjithashtu ka komentuar reagimin e ambasadorit Soreca, duke e kujtuar se ka gjëra të tjera gjithashtu primare për tu zgjidhur duke nisur nga mos funksionimi i ligjit, ngritja jo kushtetuse e Spakut dhe pengimi i hetimeve pë krimin zgjedhor, perfundon Henze: “Ambasador, problemi parësor është sundimi jofunksional i ligjit + parlamenti, organizimi i parregullt kushtetues i Spakut dhe i gjykatave të larta. Pengimi i manipulimit të hetimeve zgjedhjet parlamentare!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?