Hepatiti akut prek më shumë vajzat, flet mjeku i njohur Vasil Llajo: Mbi 10% e kalojnë rëndë

Hepatiti akut është i përhapur në 12 shtete të botës vazhdon të mbetet misterioz. Mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo thotë se rastet kryesore janë te fëmijët nga mosha 3-5 vjeç.

“Vazhdon të jetë misterioz se origjina e tij nuk është përcaktuar, adenovirusi 41 si shkaktar. Nga të gjitha raste që janë vërejtur prekjet jo në të gjitha rast nuk është konfirmuar prezenca e adenovirusi 41. Hepatiti ngelet misterioz duke mos izoluar agjentin shkaktar. Deri më tani rastet janë deri në 16 vjeç, mbi 60% nga 3-5 vjeç. Këtu është densiteti i rasteve dhe 65 % të rasteve janë vajza. Në asnjë rast nuk është evidentuar prezenca e viruseve apo hepatiteve a, b, d, e. Në disa raste është vërejtur që koronavirusi ka kompromentuar sistemin imunitar”,-tha për ”A2cnn”.

Po ashtu mjeku thekson se ky hepatit është i rrezikshëm për jetën, pasi 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë. Hepatiti i cili transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes, ka vënë në alarm edhe autoritetet shëndetësore në Greqi, pasi rastet e shfaqura nuk kanë pasur kontakt me njëra-tjetrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ka pasoja pas prekjes, mjeku deklaroi se është herët për të dalë në konkluzione pasi nuk ka ende të dhëna shkencore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?