Heq këpucët dhe futet në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit, Rama: Lehtësimi nga pandemia po vjen

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte, ku edhe nis muaji i madhërishëm i Ramazanit, është ndalur tek xhamia e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, kjo pas ristaurimit që ka pësuar ky xhevahir i Trashëgimisë, siç edhe Rama e quajti.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rama u prit nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku u shpreh edhe se pas një pune të gjatë milimetrike restaurimi, është nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave.

”Ky xhevahir mahnitës i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike restaurimi, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për t’i uruar komunitetit mysliman Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit, me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”,-shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP