Heqja e fashës 300 Kwh, Rama: Ndihmë që 200 mijë familje në nevojë të mos preken

“Rritje pensioni për pensionistët kryefamiljarë dhe rritje page për ndihmën ekonomike e për aftësinë e kufizuar, që 200 mijë familje në nevojë të mos preken nga heqja e fashës 300 kwh, por edhe që asnjë hajdut i energjisë të mos fshihet më pas kësaj fashe si deri më sot”, shkruan Kryeministri Rama.

“Çmimi nuk do të rritet”, thekson Rama, “por secili do të paguajë atë që i takon, e kush paguan nuk do të jete më i detyruar të paguajë edhe për ata që vjedhin – siç ka ndodhur zi e më zi për 20 vjet me radhë”.

“Politika jonë e re energjitike do të ndalojë grabitjen e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare dhe do ta rilindë këtë sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë sonë, duke e kthyer brenda 5 vjetësh nga një gropë të zezë humbjesh kolosale, në një burim të madh fitimi për popullin shqiptar”, shkruan më tej Kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga nje vend i varfëruar dhe i turpëruar prej vjedhjes së vetvetes”, shton  Rama, “do të bëhemi një vend normal dhe i rritur fort ekonomikisht falë vënies në shërbim të interesave të atdheut e të popullit të kësaj pasurie të paçmuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?