Heqja e kushtit “shtetas shqiptar” për BSH, “Ekonomia” diskuton sot ligjin
29 deputetë të PS dërguan pesë ditë më parë në Kuvend nismën për të ndryshuar ligjin, duke propozuar që të bëhet shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë” në ligjin e Bankës së Shqipërisë.
Gjithashtu në draftin e paraqitur propozohet që shtetësia shqiptare të mos jetë kusht as për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Kjo kërkesë për ndryshim në ligj argumentohet me faktin se në kushtet kur Kushtetuta nuk percakton si kriter për zgjedhjen e Guvernatorit apo anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, shtetësinë shqiptare, atëherë nuk ka pse ky kufizim të jetë në ligj.
Kjo nismë vjen në prag të dekretimit të emrit të Guvernatorit të ri. Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, deklaroi pak ditë më parë se pas festave kombëtare do të dekretojë emrin e pasuesit të Fullanit.