Heqja e vizave për Kosovën, Kryemadhi: Vendimi duhej të ishte marrë shumë më herët

Kryetarja e Lëvizjes Socialise për Integrim, Monika Kryemadhi ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për miratimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Europian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj europiane.

Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uroj që edhe Këshilli Europian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Europian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Europian”- shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në reagimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?