Hera e katërt që rekomandon çeljen e negociatave, Vasili pyet KE-në: Po Bundestagu çfarë mendon?

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e ndërmjetëm për Shqipërinë duke i rekomanduar Këshillit të Evropës çeljen e negociatave bazuar në rezultatet e sugjeruara prej këtij të fundit në qershor të vitit 2018.

Lidhur me këtë rekomandim ka reaguar dhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili kujton se kjo është hera e katërt që KE-ja bën të njëjtin rekomandim, por së ish negociatat nuk hapen.

E duke marrë shkas nga këto zhvillime, Vasili ka 4 pyetje për Komisionin Europian:

“Faleminderit për rekomandimin katërt të KE.

Po nëntë kushtet u përmbushën?

Po Bundestagu çfarë mendon?

Po Gjykata e Kushtetuese dhe e Lartë u ngritën?

Po populli shqiptar si mendon?”, pyet Vasili.

SHKARKO APP