“Herët e para” të Ilir Metës si thyerje e tabuve të një Presidenti

Nga Gëzim Saliu – 

Ishin thuajse të gjithë të sigurt se Ilir Meta do ishte një President ndryshe nga paraardhësit e tij. Kjo pritshmëri që në fakt deri më tani nuk zhgënjen aspak, vinte për shkak të vetë të karrierës politike të Metës, i cili gjithnjë ka ditur të jetë gjithnjë suprizues me lëvizjet e tij, stabilizues kur tensioni arrinte kulmin,  mjeshtër me lëvizjet e tij në “shahun politik” duke  ngritur një parti nga hiçi për ta kthyer në një ndër forcat politike më ndikuese tek dy partitë e mëdha, por mbi të gjitha mbështës i parimeve që shpesheherë i kanë kushtuar jo pak në politikë.

Meta ka ditur gjithnjë ta qendërzojë vëmendjen tek vendimmarrjet, diskutimet apo thjesht takimet e tij, kjo edhe kur ishte Kryeministër në moshë fare të re, edhe kur sapo krijoi LSI-në,  edhe në kohën kur kjo parti kishte vetëm 4 deputetë në Parlament, qoftë edhe në detyrën e fundit para se të bëhej President, si kryetar Kuvendi. Por ajo që e bën gjithnjë Metën të dallueshëm, si nga kolegët politikanë kur garonte bindshëm në betejën politike me “bajlozët” Berisha e Nano e deri tek vendimet e tij tani si President, është siguria për të shkelur në terrene të “paprekura” më parë me vendosmëri dhe kurajo. Për këtë mjafton të analizojmë kohën aktuale kur ai mban postin e Presidentit, duke diskutuar mbi “herët e para” të Ilir Metës që e dallojnë ata bindshëm nga parardhësit e tij në detyrën e lartë të kreut të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu ditën e djeshme me një vendimmarrje historike, Meta ktheu mbrapsht ligjin e Qeverisë mbi buxhetin e vitit 2019. Duhet nënvizuar se ky akt është i pari për nga natyra e tij në historinë e këtyre 28 viteve. “Duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij”, thuhej në dekretin e Presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një vendim ky sa surprizues aq dhe kurajoz, pasi në kushtet kur ndodhet nën “tytën” e Rilindjes në pushtet në të gjitha vendimmarrjet e tij, Meta sërisht zgjodhi rrugën e vështirë. Mund ta kishte shumë më të lehtë kalimin e buxhetit dha ta mbante ulur tensionin me mazhorancën, duke ju shmangur kështu akuzave të skutave të purpurta që me ushtrinë e tyre virtuale e lakenjtë realë në politikë nuk ndalin aktivitetin e përditshëm propagandistik. Në fakt kthimi mbrapsht i buxhetit është një ndër lëvizjet me brilante të Presidentit, i cili tani e ka lënë me karta të zbuluara Ramën para studentëve. Edhe nëse këta të fundit do ti shkonin në takim me një përfaqësi, Kryeministri do justifikohej për disa nga kërkesat e studentëve duke pohuar se ato nuk mund të realizohen më këtë vit pasi buxheti ishte kaluar. Por pikërisht kthimi mbrapsht nga Presidenti i buxhetit e bën nul këtë arsyetim të pritshëm të Ramës, i cili nuk ka më asnjë barrierë për t’u mbrojtur mbi kërkesat e palëkundshme të studentëve. Presidenti me vendimin e tij i dha rrugë zgjidhjeje kërkesave të studentëve, duke mundësuar që dialogu fallso që Rama kërkon nga rrjeti social, të përktthet në vepra të prekshme për arsimin.

E megjithatë kthimi mbrapsht i buxhetit nuk është e vetmja “herë e parë” e Ilir Metës. Vetëm pak kohë më parë në jetën politike e gjerësisht në media bëri bujë vendimi i Presidentit i cili nuk dekretoi Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm. Një shkelje e Kushtetutës, të cilin Kryeministri e cilësonte si një “vogëlsirë” që mund të zgjidhej po nga Presidenti, e bëri Metën të kryente veprimin që askush më parë nga Presidentët e vendit nuk e kishte ndërmarrë. Refuzimi i dekretit nga Meta ishte padyshim vendimi më i papritur që nuk la kënd pa e komentuar e folur për të. Në cdo studio televizive për ditë me rradhë nuk debatohej për temë tjetër, kthimi mbrapsht për herë të parë i një dekreti që vinte nga Kryeministri ishte një vendim që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Madje as kur në Presidencë ishte Moisiu e në Kryeministri Berisha, as kur në Presidencë ishte Topi e në Kryeministri po Berisha e madje as kur në Presidencë së fundmi ishte Nishani e në Kryeministri Rama.

Me bindjen e palëkundur dhe në mbështetje të Kushtetutës, e cila në frymën e saj nuk lejon që një ushtarak aktiv të ishte ministër i mbrojtjes apo ministër i brendshëm, Meta kreu aktin e tij, duke vërtetuar edhe një herë se “herët e para” nuk janë utopi për Presidentin e Republikës.  Madje më e bindur ishte sjellja e Metës kur Rama dhe të tijët tentuan ta cilësonin këtë si një akt politik të Presidentit. Zgjidhja e situatës erdhi vetëm kur pushteti u zbyth nga antikushtetuetshmëria dhe dekretimi shkoi në linjat e ligjit themeltar të vendit. Lleshaj u lirua si Gjeneral-Brigade dhe vetëm më pas mori “ok”in e Metës për tu bërë ministër. Edhe një herë Ilir Meta tregoi se posti i Presidentit nuk është thjesht honorifik.

Por “herët e para” të Metës nuk lidhen vetëm me vendimmarrje të mëdha si këto të lartpërmendurat. Në detyrën e tij si President të cilën e ushtron prej  thuajse 1 viti e gjysmë, Meta ka bërë vizita risi në disa qyteza ku banojnë shqiptarë në shtetet fqinje. Edhe këto vizita përfshihen në “herët e para” të Ilir Metës që thyejnë tabutë e mëparshme të krerëve të shtetit shqiptar. Dallojmë këtu dy vizitat e fundit të Presidentit në kuadër të festave komtëtare të nëntorit, ajo në Mexhitli, një fshat në Manastir të Maqedonisë dhe në komunën e Rozhajës në Mal të Zi. Të dyja këto zona të banuara me shumicë shqiptare nuk ishin vizituar asnjëherë më parë nga Presidentët shqiptarë.

Në vazhdim nuk do ishte fare e pabesueshme që koleksioni i “herëve të para” të një Kryetari Shtetit në Shqipëri  të shtohej edhe më shumë nën presidencën e Metës. Një gjë është e sigurt: Ilir Meta di si të thyejë tabu, jo vetëm si politikan por edhe si President!

“Standard”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?