Hetim për pastërtinë e figurës, PD: Valdrin Pjetri bën sikur s’dëgjon

Një ditë pasi dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme letrën përmes së cilën kërkonte hetim për pastërtinë e figurës së kreut të ri të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se vetë i akuzuari por edhe kryeministri Rama, bëjnë sikur nuk dëgjojnë.

“Dje ndodhi ajo që prisja. Valdrin Pjetri, që kërkon të uzurpojë bashkinë e Shkodrës, heshti. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi kërkesën e Partisë Demokratike drejtuar Prokurorisë për të verifikuar, nëse ai ka fshehur te kaluarën me formularin e dekriminalizimit.

Valdrin Pjetri hesht dhe nuk i shpjegon as atij 6 përqindshit të stërpakicës që e votoi në Shkodër pse ka gënjyer me formularin e dekriminalizimit. Ai ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me rradhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime?” shkruan Bardhi, ndërsa thekson se bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij.

Postimi i plotë:
Edi Rama, prapë ti?
Dje ndodhi ajo që prisja. Valdrin Pjetri, që kërkon të uzurpojë bashkinë e Shkodrës, heshti. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi kërkesën e Partisë Demokratike drejtuar Prokurorisë për të verifikuar, nëse ai ka fshehur te kaluarën me formularin e dekriminalizimit.
Valdrin Pjetri hesht dhe nuk i shpjegon as atij 6 përqindshit të stërpakicës që e votoi në Shkodër pse ka gënjyer me formularin e dekriminalizimit. Ai ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me rradhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime?
Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij.
Këta janë një e keqe që nuk duhet të drejtojnë as Shkodrën, as Shqipërinë! ⛔️⛔️⛔️

SHKARKO APP