FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hetimet për ÇEZ, Balla: Të sillet me forcë në Komision, Nuel Kalaj

Kreu i Komisionit Hetimor për ÇEZ, Taulant Balla, ka kërkuar edhe njëherë shoqërimin me forcë të dëshmitarit Nuel Kalaj.

Balla: Ervin Koçi dhe Ulsi Manja kanë paraqitur një kërkesë për thirrjen e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor. Kërkojnë thirrjen si dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Arben Doçi, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shkelzen Berishës i cili në dshminë e Romeo Karaj rezulton të ketë pasur njohje me Nuel Kalaj që ka pasur një kontratë konsulence me CEZ për privatizimin e OSSH.
Duhet të instistojmë si Komision që përsëri të kërkojmë gjetjen dhe sjelljen me forcë në Komision të Nuel Kalaj, është shumë e rëndësishme që ky person të dëshmojë. I kemi nisur një kërkesë edhe CEZ në Pragë që të na vërë në dispozicion kontratën e konsulencës. Duhet të insistojmë tek ky shtetas para se të thirrim personat që kanë lidhje me të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?