Hetimi i ILDKPKI-së, Brace: Prokuroria presion banditesk për 14 000 dosjet

Deputeti socialist Erion Braçe në një intervistë për Report Tv u shpreh dje se Prokuroria po i bën presion ILDKPKI-së, për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas Braçes Prokuroria kërkon të marrë të gjithë serverin me 14 mijë dosje kur ruhen të dhënat dhe deklaratat e pasurive të të gjithë zyrtarëve të lartë përfshi ato të vetë prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Deputeti socialist e quajti banditesk presionin e prokurorisë ndaj ILDKPKI ndërsa i bëri thirrje edhe njëherë gjykatës kushtetuese të zhbllokojë ligjin e Vettingut që do pastrojë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar dhe te inkriminuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet bërë zbatimi sa më parë i reformës në drejtësi dhe duhet të fillohet menjëherë procesi i verifikimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye ja vlen apeli drejtuar gjithë shqiptarëve për Kushtetuesen që është bllokuar nga kërkesa e PD.

Ata njerëz janë në konflikt të pastër interesi. Janë njerëz që duhet të verifikohen siç verifikohet kushdo.

Nuk ka asnjë arsye që ai ligj të bllokohet, Komisioni i Venecias është shprehur qartë.

Ndërkohë unë do ta quaja banditizëm veprimin e prokurorisë në IDLKPI pasi ka nisur hetimet pas një shkrimi në gazetë.

Kanë frikën e tmerrshme sepse nuk justifikojnë dot asnjë qindarkë të pasurisë së tyre.

Kontrolli i pasurisë së tyre do të bëhet qindarkë më qindarkë dhe nëse e kanë duke shitur e blerë drejtësi do të dënohen.

Prokuroria s’mund të shkojë kudo. Në rast se kryeinspektoriati ka shkelur ligjin të deklarojë provat për të, po nëse nuk ka asnjë provë për çfarë po heton.

Prokuroria kërkon të marrë të gjithë serverin 14 mijë dosje kur ruhen të dhënat e zyrtarëve të lartë . Prokuroria po kërkon të bëjë presion në funksion të reformës në drejtësi.

Konflikti i interesit është ajo që po ndodh. Se çfarë mendojnë këta pyetini. Nuk ka skandal më të madh se të përdoret KLD për të mësyer gjyqtarët kundër Vettingut.

Gjyqtarët po gjykojnë për interesin e tyre. Pse këta nuk duan që kontrolli i pasurive të tyre të bëhet nga subjekti që kontrollon çdo pasuri në Shqipëri?

Pse këta janë ndryshe. Në harkun e një viti e gjysmë ka depozituar në Prokurori aq çështje që nuk ishin depozituar kurrë më pare, asnjë veprim nga prokuroria”- u shpreh Braçe.

I pyetur për çështjen e koalicionit në zgjedhjet e 2017 Braçe tha se PS është e qartë për vazhdimin e këtij koalicioni me LSI dhe PDIU ndërsa është në pritje të qëndrimit të LSI.

“Tani ne kemi vetëm një variant, është ai që kryeministri e ka deklaruar që në zgjedhje duam të hymë me këtë maxhorancë aktuale që kemi ku është LSI dhe PDIU dhe partitë e tjera.

Jemi në pritje të përgjigjes së LSI. Besoj që edhe PDIU është pjesë e ofertës sonë për të qenë në koalicion parazgjedhor”- u shpreh deputeti i PS-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?