Hidhen themelet për zonën e parë të teknologjisë në Tiranë. Veliaj: Mundësi historike të kalojmë nga fasonet te shërbimet digjitale

Pas nisjes së punimeve për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit, Tirana është gati që të nisë nga puna edhe për krijimin e zonës së parë të teknologjisë.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj bën me dije se gjatë vizitës në Turqi janë hedhur themelet për zonën e parë të teknologjisë në Tirane – Albania Techno Park në partneritet dhe me liderët turq të 87 zonave të ngjashme atje.

“Hodhëm themelet për zonën e parë të teknologjisë në Tiranë – Albania Techno Park me nismën e Edi Ramës dhe partneritetin e liderëve të 87 zonave të ngjashme në Turqi! Kemi një mundësi historike të kalojmë nga tranzicioni i fasoneve tek e ardhmja e shërbimeve dixhitale – FORCA”, shkruan Veliaj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?