Hillary dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e Donald Trump
Hillary dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht humbjes së zgjedhjeve, Hillary Clinton ka vendosur që të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Shtëpinë e Bardhë që do të zhvillohet më 20 janar, në shenjë respekti të procesit demokratik amerikan, shkruan New York Magazine.
Të pranishëm do të jenë edhe ish-Presidenti George Bush dhe bashkëshortja e tij Laura Bush.
Hillary Clinton humbi zgjedhjet presidenciale përballë Donald Trump, duke marrë 232 vota elektorale kundrejt 306 votave elektorale që mori miliarderi amerikan.
KOHA JONË SONDAZH

