Histori/Peshkopi katolik Luigj Bumçi shpëtoi Korçën dhe Gjirokastrën të mos i merrte Greqia
Ministër i Qeverisë së Durrësit ishte një ndër pjestarët më të rëndësishëm të Keshillit të Naltë të Regjencës i krijuar nga Kongresi i Lushnjes.
Luigj Bumçi lindi në Shkodër me 7 nëntor 1872 në një familje të vjetër qytetare. Ishte nip (i biri i së motrës) se Pashko Vasës. Ishte Ipeshkëv i Dioqezës së Lezhës me qendër në fshatin Kallmet, diplomat shumë i zellshem, veprimtar i spikatur në shërbim të mbrojtjes se tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Mons. Luigj Bumçit i dedikohet ndërhyrja energjike pranë Papës (Vatikan) të cilit lutet shumë për ndihmë konkrete në mënyrë që vetë Papa të ndërhyje pranë fuqive të mëdha për të mos lejuar shkëputjen përfundimtare të Rajonit Korçë – Gjirokastër të cilat ishin pjesë e marrëveshjes Italo-greke ”Tittoni-Venizelos” në Konferencën e Paqes se Parisit 1919. Në këtë marrëveshje trevat shqiptare do ti kalonin shtetit grek, pakt i cili u nënshkrua në muajin qershor të vitit 1919 por që fatmirësisht dështoi falë ndërhyrjes energjike të Papës nuk iu kaluan Greqisë.
Dhe kjo falë katolikut Luigj Bumçi /inforculture/