Historia e tre adoleshentëve nga Anglia që kanë ardhur të punojnë e pushojnë në Himarë (VIDEO)

Shumë të rinj në Shqipëri vetëm ankohen dhe rrinë pa punë. E duan lekun pa punuar, e duan makinën e re pa ulur kurrizin në punë, e duan cigaren dhe birrën duke qëndruar në karrige e duke parë facebook. Ndërkohë shembulli i tre të rinjve anglezë është emblematik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale historinë e tre adoleshentëve që kanë ardhur nga Anglia për të punur dhe pushuar në Himarë.

“MIRËMËNGJES
dhe me këta tre adoleshentë nga Anglia që kanë ardhur të punojnë e pushojnë në Himarë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama krahas videos që ka publikuar.

Na pëlqen të përjetojmë kultura të reja dhe të takojmë njerëz të rinj, shqiptarët janë shumë të mirë. Mendoj se duhet të vijnë të punojnë në vende të tilla sepse je pranë detit, punon dhe nuk është aspak keq, ndërkohë ti merr para.

Për mua ka qenë përvojë e shkëlqyer, e shijoj edhe plazhin”, thanë djemtë.

 

SHKARKO APP