Hoffmann: Meta kontribut të veçantë për marrëdhëniet shqiptaro-gjermane

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Hellmutt Hoffmann të cilin e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë 3 viteve të fundit.

Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se shqiptarët i kushtojnë shumë vëmendje rritjes së cilësisë së bashkëpunimit me Gjermaninë, dhe në këtë drejtim të gjithë institucionet shqiptare duhet të reflektojnë rëndësinë dhe potencialin e këtyre marrëdhënieve në aktivitetin e tyre.

Ambasadori i Gjermanisë Hoffmann vlerësoi ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe vuri në dukje se shërbimi diplomatik në Tiranë ka qenë një kënaqësi e veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Ambasadori Hoffmann bëri një vlerësim të veçantë për kontributin e z. Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, veçanërisht në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?