Holandë, parlamenti voton për ”fatin” e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
Politikë E Mërkurë, 16 Qershor 2021 12:08
Parlamenti holandez voton sot hapjen ose jo të kuadrit negociues të Shqipërisë me BE-në. Seanca për Europën dhe punët e jashtme nisi në orën 09:30. Pak ditë më parë, Holanda miratoi raportin paraprak të BE-së ku vendi ynë vlerësohej për progresin në reforma. Vendimi final për hapjen e kuadrit negociues për Shqipërinë pritet të jepet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së në Bruksel më 24 dhe 25 qershor.