Holta Zaçaj kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Gur mbi gur, Reforma në Drejtësi do bëhet e plotë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka uruar Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e drejtueses së re, Holta Zaçaj. Në një mesazh në rrjetet sociale, Kim shkruan se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Reformën në Drejtësi.

“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të ri. Holta Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur Gjykata u plotësua totalisht me anëtarë të rinj. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve duke forcuar integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.

Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur”, ka shkruan në një postim në Twitter.

Pas dështimit të 2 raundeve të para, pasi asnjë prej kandidateve nuk mundi që të marrë shumicën e votave, Zaçaj është zgjedhur në raundin e tretë me 5 vota.

SHKARKO APP