Homazhe për aktorin Demir Hyskja, Meta: Kontribut edhe kur ishte deputet
Miq, kolegë dhe të afërm i dhanë sot lamtumirën e fundit aktorit të njohur të kinematografisë shqiptare, Demir Hyskja. Duke shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta, klegët e tij vlerësuan lart figurën e aktorit elbasanas.
Të pranishëm në homazhë ishin edhe politkanë, një ndër ta edhe kryeparlamentari Ilir Meta i cili nderoi figurën e aktorit edhe për kontributin e madh që ka dhënë në kohën kur ai ishte deputet në parlamentin e Shqipërisë përpara viteve 1990.
Ilir Meta: Nuk mund të mos vija sot në Elbasan për të nderuar dhe ndarë së bashku me të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe shqiptarë, dhimbjen për një humbje shumë të madhe. Ndarja nga jeta e aktorit të madh dhe popullor si Demir Hyskja dhe të gjitha ata që kanë marrë këtë lajm të trishtuar janë ndier sikur kanë humbur një njeri të afërt. As vetë nuk jam i sigurt nëse e kam takuar ndonjëherë, por më duket sikur kam humbur një njeri të afërt, pasi rolet e tij edukative bënin çdo fëmijë dhe të rritur bënin që të komunikonte me të si një njeri të afërt. Ai ka bërë gjithçka për të krijuar role të vërteta dhe që janë të pavdekshme, duke hyrë në brendësi të rolit dhe artit. Nuk jam një kritik në këtë fushë, por rolet e tij, sidomos ato që ishin për të risjellë sakrificat e popullit tonë për liri dhe pavarësi, mbeten të spikatura dhe aktuale edhe sot e kësaj dite. Përfaqëson një plejadë artistësh të mëdhenj që bënë një artë në një kohë të vështirë dhe përmes artit që lanë trashegimi kanë avantazhin për të qenë të përjetshëm. Jam i bindur se të gjithëve do t’u mungojë mirësia e tij. Së fundmi nuk mund të mos vija edhe si Kryetar i Kuvendit, pasi ai ka qenë deputet para 90, por cdo parlament do ta kishte nder, pavarësisht sesi do të ndihej ai. Para 90 kemi pasur edhe deputetë që kanë përfaqësuar realisht popullin. Ka pasur deputetë që kanë kontribuar edhe në ndërtimet e mëdha.
KOHA JONË SONDAZH

