Homazhe për viktimat e Parisit, 1 minutë heshtje tek Presidenca

 

 

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një ceremoni përkujtimi sot në orën 18.00 në Tiranë  nder të viktimave që humbën jetën në Paris të premten si pasojë e sulmeve terroriste ku mbetën të vrarë 129 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bujar Nishani shprehu ngushëllimet për të gjithë popullin francez duke u shprehur se “Shqipëria është në krah të Francës në këto momente të vështira”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dua t’ju kutjoj qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në aleacën e tij për të përballuar me sukses luftën kundër terrorizmit, dhunës, intolerancës”, u shpreh Presidenti shqiptar.

Shqipëria është në krah të Francës, dhe të gjithë aleatëve në këtë betejë që do të ketë vetëm një fund, fitoren e lirisë dhe paqes kundër dhunës e barbarisë. Paqe e përjetshme për viktimat, i paharruar kujtimi i  tyre, tha Nishani

Pas fjalimit të tij, Presidenti ftoi të gjithë të pranishmit të mbanin 1 minutë heshtje.

Po ashtu në këtë homazhe foli edhe ambasadori i Francës në Tiranë , Bernard Fitoussi, i cili tha se “Franca është në zi dhe ne jemi në krah të familjeve të viktimave”.

Ai gjithashtu falenderoi e shprehu mirenjohjen per Shqipërinë për solidarizimin me Francën: “Ngjyrat e flamurit francez në fasadën e presidencës së republikës dhe në fasadën e kryeministrisë janë homazhi më i bukur që ju si vend mund të bënit“.

Shqipëria është gjithashtu përkrah Francës dhe të gjithë popujve të lirë në luftën që ne po bëjmë kundër të gjithë barbarëve që shkaktuan këtë tragjedi.

Të pranishëm ne ceremoni ishin edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, pjesetarë te komunitetit mysliman dhe atij katolik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?