Homazhet për Avni Mulën/ Basha: Një ditë dhimbje dhe krenarie

Teksa nderoi figurën e të madhit Avni Mula, i cili ndërroi jetë një ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se sot është një dhimbje por dhe krenari. Ndërsa i shprehu ngushëllime familjes, Basha tha se kombi është krenar që pati një artist si Avni Mula.

“Dita e sotme është një ditë dhimbje e madhe, por edhe ditë krenarie. I shpreh ngushëllime familjes, ngushëllime për artdashësin. Është një ditë zie për artin. Arti i Avni Mulës i ka bërë krenare të gjithë. Është ditë krenarie që kombi ynë pati një artist si Avni Mula. Kjo është një nga të paktet raste kur ceremonia shoqërohet me muzikë. I lutemi zoti që shpirti i tij të prehet në paqe”, tha Basha.

SHKARKO APP