Homazhet për Avni Mulën/Ish-kryeministri Berisha: Nderim për veprën e këtij kolosi të këngës shqiptare
Kompozitori Avni Mula u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 92-vjeçare. Homazhe në nder të figurës të tij, ka zhvilluar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideron atë si një kolos të muzikës, por edhe kulturës shqiptare. ”Shpreh nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen time më të thelë para një kolosi të këngës, muzikës dhe kulturës shqiptare. Avni Mula lë një krijimtari në të cilën do jetojmë gjithmonë por edhe një trashëgimi të madhe, një divë të këngës Inva Mulën. Nderim për veprën e këtij kolosi të këngës dhe muzikës shqiptare”, tha Berisha.