Homazhet tek varri i Ibrahim Rugovës, Basha: Ideja e tij sot është një realitet, do të mbetet frymëzim për breza të tërë

Kreu i PD, Lulzim Basha pasi kreu homazhet tek varri i ish- Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova ka thënë se ideja e tij parashtruar ndërkombëtarëve që Pavarësia e Kosovës do të sillte paqe në rajon është sot një realitet.

Basha e konsideron Rugovën si arkitekt të Kosovës së pavarur dhe ai do të mbetet një frymëzim për breza të tërë politikanësh që vendin dhe popullin e vendosin para interesave personale.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Një moment i veçantë për mua, sa herë që shkoj në Kosovë, është nderimi i arkitektit të Kosovës së pavarur Presidentit Ibrahim Rugova.

Dr. Ibrahim Rugova u bë nismëtar i një lëvizje madhore për liri, kur të paktë ishin ata që guxonin ta arrikulonin këtë ide, nën dhunën dhe terrorin serb.

Ideja e tij e parashtruar para miqve e partnerëve ndërkombëtarë se Pavarësia e Kosovës do ta paqtonte gjithë rajonin, është sot një realitet.

Vizioni, përkushtimi, dhe vepra e tij për paqe, liri, dhe pavarësi, e kanë lartësuar përgjithnjë Presidentin Rugova në altarin e shenjtë të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.

Ibrahim Rugova do të mbetet frymëzim për breza të tërë politikanësh që vendin dhe popullin e tyre e vënë përpara interesit personal.

Nderim përjetë veprës së ndritur të Presidentit Ibrahim Rugova.

SHKARKO APP